Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar foli për mediat dhe tregoi detaje se çfarë u diskutua për më shumë se 6 orë.
Alibeajt u shpreh se ka aq pjekuri sa të mos marrë vendime individuale, duke shtuar se vendimi për mënyrën e marrjes pjesë në zgjedhje do të vendoset nga forumet.
Ai tha se vendimi do të merret nesër pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, ku do të dëgjohet vendimi i secilit.
“Çështja e zgjedhjve ka rëndësi për të gjithë, për këtë arsye, edhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet, për t’i pasur të gjitha qëndrimet. Nesër do mblidhen forumet e bazës, do sjellin dhe ata atë që është nevoja. Deri sa të zyrtarizohen, mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot, zyrtarisht do ta mësoni nesër. Nesër do i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do përbëhet nga kryesia, grupi dhe kolegji… nesër do jetë i plotë”, tha ai./btvnews.al