Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, mblodhi sërish këtë të premte Kryesinë ku u diskutua për zgjedhjet e 14 Majit.
Në mbledhjen e sotme, u diskutua mënyra për të marrë pjesë në zgjedhje, por dhe u propozuan tre emra konkret për Bashkinë e Tiranës. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se janë propozuar për kandidim Roland Bejko dhe Jonila Godole dhe Rudi Erebera, emër që ka qarkulluar dhe më herët.
Roland Bejko është pedagog dhe aktivist i hershëm i PD, ai ka mbajtur poste të shumta brenda PD dhe është një zë i fortë opozitar.
Jonida Godole, është pedagoge dhe anëtare e Kryesisë. Godole prej kohësh drejton një institut që njeh të rinjtë me krimet e komunizmit.
Ndërkohë Rudi Erebera, është shkrimtar dhe ishte një nga qëndrestarët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar./btvnews.al