E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Po transportonte cigare kontrabandë, arrestohet 36-vjeçari. Policia ushtron kontrolle dhe në banesën e tij

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Devollit pasi po transportonte cigare kontrabandë. Policia sqaron se është arrestuarshtetasi A.Y., pasi në bagazhin e makinës ku po udhëtonte iu gjetën 30 steka me cigare të cilat ishin futur kontrabandë.

Policia ka ushtruar kontrolle dhe në biznesin e këtij 36-vjeçari ku u gjetën edhe paketa të tjera cigaresh pa fatura tatimore.

NJOFTIMI I PLOTË

Transportonte steka me cigare të kontrabanduara, me qëllim shitjen në dyqanin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, si rezultat i kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, kanë konstatuar një rast të kontrabandimit të cigareve, me qëllim shitjen, për të cilin u arrestua në flangracë shtetasi: A. Y., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Në Bilisht, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 36-vjeçari, ku kanë gjetur 30 steka me cigare të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Në vijim, është ushtruar kontroll edhe në dyqanin e shtetasit A. Y., ku gjithashtu janë gjetur paketa të tjera me cigare, për të cilat ky shtetas nuk kishte fatura tatimore. Stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit