Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë për ish-ministrin Arben Ahmetaj, ndërsa pohoi se ky i fundit ka udhëtuar drejt Londrës, atje ku ndodhet kryeministri Edi Rama, për të bërë një marrëveshje me këtë të fundit.

“Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka udhëtuar për në Londër për deal (marrëveshje) me Edi Ramën. S’mund të konfirmoj dhe mohoj këtë udhëtim. Por edhe një herë, siguroj shqiptarët se Ahmetaj është një nga personat kryesor të megaferës korruptive të djegësve. personi më kryesor, njishi në distancë është personalisht Rama.”, tha Berisha. /btvnews.al