Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteorogjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në mesditë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 5 deri në 22°C, në zonat e ulëta nga 7 deri në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 12 deri në 24°C./btvnews.al