Dy banorët e rinj, Jori Delli dhe Lorenc Hasrama duket se janë afruar shumë me njëri-tjetrin. Pas natës që kaluan në siutë, dyshja është parë shumë afër gjatë ditës së sotme, duke u puthur dhe përqafuar.
Nata e kaluar në siutë, ishte e rëndësishme për ta, pasi aty patën dhe afrimet e para. Madje Lorenci i dhuroi puthje Jorit, ndërsa edhe janë përqafuar në krevat.
Lorenci duket se nuk ka hequr dorë nga Jori. Teksa e përqafonte dhe puthte, Jori dëgjohet t’i thotë avash, duke nënkuptuar se gjëja e tyre duhet të ‘rrjedhë’.
Më pas, Lorenci e pyet nëse po e bezdis, por modelja ia kthen duke i thënë avash-avash. Pra duket se po lind një dashuri e re në shtëpinë e Big Brother./btvnews.al