Familja Lela nga fshati Mishtër i Njësisë Administrative Gurrë të Bashkisë Klos vijon të mos marrë zgjidhjen e kërkuar për banesën që ju ka dalë jashtë funksionit nga tërmetet e rëna në 2019 dhe në Janar të këtij viti.
Kryefamiljari Ramiz Lela thotë se ka kërkuar rivlerësim të objektit pasi nuk është dakord me shumën e nxjerrë nga grupet e verifikimit, por sipas tij të gjitha institucionet janë kanë mbyllur dyert.
Ai shton as nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile nuk ka marrë një përgjigje për shqetësimin e tij që lidhet me vlerën e dëmit dhe vendin për ndërtimin e banesës së re. por si të mos mjaftonin këto, Ramiz Lela thotë se kohët e fundit e kanë nxjerë edhe nga skema e mbështetjes me bonus qeraje.
Vlera e nxjerrë nga komisionet e vlerësimit për banesën e tij është 1 800 000 lekë të rinj, por vetëm 50% të kësaj vlere përfiton, pra 900 mijë lekë. Ai kërkon që të rivlerësohet dëmi pasi banesa ka një sipërfaqe prej 120 metra katrorë dhe ta lejojnë ta ndërtojnë banesën e re aty pranë./btvnews.al