E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Macron heq orën luksoze gjatë intervistës televizive

Incidenti ndodhi kur Presidenti francez po justifikonte arsyet e tij për rritjen e moshës se pensionit që ka shkaktuar kaos

Mes kaosit që ka përfshirë Francën për rritjen e moshës së pensioneve, Presidenti Emmanuel Macron ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

Gjatë një emisioni televiziv, kreu i Elizesë hoqi orën e tij “luksoze” në mes të intervistës për ndryshimet e në reformën e pensioneve. Dalja televizive erdhi pasi më shumë se 1 milion protestues mbëshën rrugët e Francës për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensionit nga qeveria e tij nga 62 në 64 vjeç.

Intervista e Presidentit u prit me akuza ku shumë në rrjete shkruanin “Macron arrogant dhe përçmues”. Zemërimi u ndez edhe më shumë pasi kur kritikët pretenduan se ai kishte hequr një orë me vlerë 80,000 Euro. Të tjerë thanë se ora, e përshkruar si “luksoze”, ishte 2,400 Euro.

Veprimi i tij për të hequr në mënyrë orën, ndërsa duart e tij ishin nën tavolinë gjatë intervistës, u pa si një provë e mëtejshme se ai nuk është në kontakt me publikun e zakonshëm francez.

Megjithatë, përfaqësuesit e Pallatit Elize u shprehën se presidenti e hoqi orën për shkak se po i krijonte bezdi dhe bënte zhurmë teksa lëvizte duart. Kundërshtarët politikë dhe kritikët e Macron e kanë akuzuar prej kohësh atë për mbështetjen e të pasurve.

Ndërkohë, trazirat e përhapura në Francë kanë bërë që vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles të shtyhet. Një vendim i përbashkët u mor nga qeveritë britanike dhe franceze pasi sindikatat kërkuan demonstrata mbarëkombëtare gjatë vizitës së planifikuar nga Mbreti Charles III.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit