Zona e njohur si Qaf Murrize në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit vijon të kthehet në një venddepozitim mbetjesh.
Dhjetra qytetar që kalojnë fundjavat në këtë zonë, i hedhin mbeturinat ku të munden. Më shqetësuese situata mbetet në kufirin ndarës administrative me Tiranën.
Kjo zonë mbushet çdo fundjavë kur moti është i mirë me qytetar të ardhur nga Tirana apo zona të tjera ku kalojnë disa orë në natyrë. Por çuditërisht ata i lënë të gjitha ambalazhet e produkteve që konsumojnë aty, duke krijuar kështu një ndotje të madhe mjedisore e pse jo një shëmtim të natyrës së bukur të kësaj zone. Banorët e fshatit Xibër – Murrize janë të shqetësuar për atë çfarë po ndodh në këtë zonë, ku para se të hapej bajpasi i rrugës së Arbrit, ishte thuajse e virgjër.
Nuredin Hoxha kërkon vëmendjen e pushtetit vendor për të vendosur kontejner dhe të pastrojë zonën nga kjo ndotje e madhe që poi bëhet çdo të shtunë e të dielë.
Javët në vazhdim pritet të ketë më shumë viztor ditor në këtë zonë pas rritjes së temperaturave, ndaj dhe situata e ndotjes pritet të përkeqësohet nëse nuk ndërhyhet tani. /btvnews.al