Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Publikohen emrat e kandidatëve të bashkive që do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit për secilin qark.
Për Qarkun e Dibrës më me interes ishte emri i kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Bulqizë.
E nominuara e PS-së për Bulqizën do te jetë një grua Znj. Festime Mjeshtri.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë SPAK kreu një operacion anti korrupsion në këtë bashki ku pas hekurave përfundoi kryetari Lefter Alla, bashkë me stafin e tij të ngushtë.
Kandidatët e PS për Qarkun e Dibrës për 4 bashkitë do të jenë:
Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri
Bashkia Dibër – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos – Valbona Kola
Bashkia Mat – Agron Malaj
/btvnews.al