E martë, 3 Dhjetor, 2024

Plas sërish midis çiftit! Kiara e ofenduar nga Luizi, shpërthen në lot

Deabati u përshkallëzua nga një fishkëllimë e Luizit drejt Kiarës, e cila nuk po e dëgjonte. Ky veprim i Luizit bëri që moderatorja të shpërthente edhe në lot.

“Me kë po flet ti, kujt i fishkëllen? Boll me kaq. Mos më ngri zërin, të jetë hera e fundit, sepse edhe sot kur ma ngrite zërin më ke prekur, më bëre të ndihem si e pavlerë. Jam shumë e prekur, është hera e disatë që më bërtet.

Më ka bërë si lolo. Nuk dua të të dëgjoj as të të shoh. Kush je ti që më bërtet? Unë nuk lejoj as nënën dhe babain tim të më bërtasin. Nuk dua të të flas fare, jo nata e fundit të jetë, por të jetë edhe dita e fundit e jetës, nuk më intereson,”-tha Kiara.

Luizi nga ana tjetër i shpjegoi arsyen e sjelljes së tij:”Ti zgjodhe të rrish me Oltën, të kërcesh, kam frikë se ikën ti. Ky është problem, se kur të shkosh në shtëpi nuk jam unë aty. U mërzita se hyra në dhomë të rrëfimit dhe ju thash sonte që është nata e fundit, Kiara duhet të darkojë me dikë tjetër? Është dita e fundit, nuk e dimë kur do të takohemi.”

@besarta_uka #luizejlli #kiaratito #meluizin #bigbrothervipalbania #oltagixhari ♬ original sound – KURORA_OFFICIAL

Artikuj te ngjashem

Me te fundit