Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme ka zhvilluat një vizitë në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë është takuar dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Meta në një postim në mediat sociale ben me dije se me Kurtin ka biseduar për raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti
E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.
Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.
Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj. 🇦🇱❤️🇽🇰”, shkruan Meta.