Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 Majit. Për qarkun Dibër, PS ka vendosur që të rikandidojë dy kruetar aktual dhe të nxjerr në skenë dy emra të rinj.
Në Bashkinë Dibër është rikonfirmuar Rahim Spahiu, të cilit i jepet besim për një mandat të ri. Po ashtu në bashkinë Mat do të rikandidojë Agron Malaj.
Në Klos, PS garon me një emër të ri pasi nuk do jetë më në krye të bashkisë Ilmi Hoxha, por i jepet shansi një gruaje, zonjëd Valbona Kola.
Edhe në Bulqizë do të garojë një tjetër grua. Socialistët do të garojnë në këto zgjedhje me Festime Mjeshtrin./btvnews.al