Kombëtarja shqiptare e ka nisur me humbje aventurën e eliminatoreve të Euro 2024. Në sfidën e luajtur në Varshavë, gjithçka u vendos nga një gol në minutën e 41 të pjesës së parë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një ndeshje të mirë, ku pjesa e dytë pati shumë raste për shënim por nuk u finalizuan siç duhet.
Shqipëria zhvilloi një ndeshje të vakët me pak raste e shumë gabime në mesfushë, ndikuar kjo dhe nga mungesat e shumta në formacionin kryesor.
Sylvinho solli një kombëtare ndryshe në këtë ndeshje dhe tentoi të ndryshonte formacionin në pjesën e dytë, por sërish goli nuk erdhi.
Ndeshja e radhës e Kombëtares do të jetë përballë Moldavisë, takim ky që do të luhet në muajin qershor./brvnews.al