E martë, 26 Nëntor, 2024

Të shtënat ndaj godinës së “Top Channel”, banorët e “BBV” dëgjojnë krismat e armës, Qetsori: Ishte kallash

Një breshëri të shtënash që zgjat të paktën 7 sekonda ka tronditur banorët e Big Brother Vip që ndodhesh në ambientet e jashtme të shtëpisë në momentin kur u sulmua me armë në zyrat e televizionit Top Channel.

Siç shihet në video, Qetsori, Kristi dhe Nita ndodhet të ulur jashtë kur nisin të shtënat. Kristi pyet ça ishte kjo dhe Qetsori i përgjigjet “kallash mo” dhe shton “do ketë kaluar ndonjë makinë ka qëlluar në ajër”. Banorët konstatojnë se të shtënat ishin afër tyre dhe reagojnë të tmerruar.

Nga sulmi me armë mbeti i vrarë roja i sigurisë, 60-vjeçari Pal Kola.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit