Dy shqiptarë janë dënuar nga drejtësia zvicerane, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh ndër vite.
Më konkretisht akuzohen për 24 vjedhje të kryera që prej vitit 2020.
Autorët janë të moshave 32 dhe 34 vjet. Njëri prej tyre është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa tjetri me 2 vjet e 10 muaj, si dhe janë dëbuar nga vendi për 10 vitet në vijim.
Vjedhjet kryheshin gjatë mbrëmjeve. Policia ka gjetur dhe sekuestruar para, bizhuteri, sende me vlerë dhe 104 mijë franga.
Sipas mediave zvicerane të dy shqiptarët kanë hyrë në Zvicër përmes Austrisë me autobus ne mënyrë ilegale, pasi ishin dënuar në Danimarkë për vjedhje në vitin 2017. /btvnews.al