Papa Françesku ka ‘befasuar’ të gjithë me veshjen e fundit. Ai është ‘fotografuar’ me një veshje shumë të veçantë, ndryshe nga ajo tradicionale që shfaqet në publik.
Bëhet fjalë për foto që janë bërë virale në platformat e mediave sociale si Reddit dhe Twitter gjatë dy ditëve të fundit. Por, imazhet e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale të Papa Françeskut janë krejtësisht të rreme.
Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të prodhojë imazhe të rreme por që duken jashtëzakonisht reale. Në pamje të parë, të gjitha imazhet duken sikur mund të jenë foto reale. Por të gjitha janë foto të krijuara nga kompjuteri./btvnews.al
What would be the name of the Pope Francis lifestyle brand? pic.twitter.com/PQf8ogP3PD
— Don Moynihan (@donmoyn) March 25, 2023