E martë, 26 Nëntor, 2024

Lista e PS me policë, mjekë, bujq e mësues

Socialistët nuk shfaqën shumë guxim në listën garuese të 14 Majit. Në ato pak qytete ku sollën risi, emrat nuk janë të spikatur në arenën politike.

Përgjegjësia për pastrimin e imazhit në Bulqizë pas largimit të bujshëm të Lefter Allës, i është lënë një mësueseje. Festime Mjeshtri nga bankat e shkollës, tashmë do të luftojë për karrigen e kryetarit të bashkisë.

Ndërsa mjekes së qendrës shëndetësore, i është besuar gara për bashkinë e Klosit. Valbona Kola, nuk do të jetë më pranë qytetarëve për t’u dhënë ndihmë mjekësore, por për t’u kërkuar votën.

Qyteti simbol i bujqësisë, Divjaka i është besuar, atij që socialistët e konsiderojnë bujkun më të mirë shqiptar. Josif Gorre një emigrant i rikthyer në Shqipëri ka investuar në biznes, por në politikë është inekzistent. E vetmja dalje e tij publike, është krah Taulant Ballës teksa promovon bizesnin e tij të fidanishteve.

Elektoratit sarandiot do t’i prezantohet një biznesmen, Olti Caci i cili ka studiuar në Ukrainë, është i angazhuar në biznesin e turizmit. Ai ka shërbyer edhe si Kryetar i Sektorit të Hotelerisë në Unionin Turistik shqiptar.

Një tjetër profesionist është joshur nga politika, këtë herë për bashkinë e Libohovës. Leonard Hide i cili për 25 vite ka shërbyer në Policinë e Shtetit në 14 Maj do të kërkoj votën për kryetar bashkie.

Ndërkohë 2 ligjvënës nga radhët e socialistëve kanë lënë karrigen në parlament për ta zëvëndësuar atë me pushtetin vendor. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit