Për ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarkun e Elbasanit reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 600m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 9 deri në 14 °C, në vendet e ulëta nga 7 deri në 13 °C, në vendet malore nga 1 deri në 6 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë./btvnews.al