Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt do të hapen bastet online. Në një takim me sportistët, Rama tha se janë drejt finalizimit të projektit dhe paratë e basteve do të formalizohen.
Sipas tij, do të ketë një bord kombëtar mbikëqyrës, ku do të jetë kreu i KOKSH, ai i FSHF-së dhe zyrtarë të tjerë të sportit dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për sportin dhe kulturën
“Së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët.
Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë. Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni. Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën.
Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama mes të tjerash“, tha ndër të tjera Rama./btvnews.al