Dinamikat në shtëpinë e Big Brother sa vijnë e bëhen më të papritura. Olta dhe Qetësori pas shumë debateve që kanë pasur me njëri-tjetrin, por gjatë mbrëmjes së djeshme kanë pasur një bisedë shumë miqësore.
Dyshja u veçua nga banorët e tjerë dhe shkuan në lavanteri, ku folën për lojën e disa prej banorëve. Olta u shpreh se Luizi po e ngacmon Kristin, pasi do ta marrë atë në finale, duke qenë se fitoren e ka të sigurtë përballë tij.
Ajo tha se Kristi dhe Luizi e kanë shumë gabim që merren me të tani, pasi ajo ka tre muaj në shtëpi dhe lojën nuk do e lëshojë për 40 ditë. Të njëjtën gjë që i tha Deas, Olta ia tha edhe Qetsorit. Sipas saj, banorët janë në Kavalishencë, të gjithë me pushime dhe se ata kanë frikë të merren me Luizin.
Prishja e miqësisë me Kristin, e ka shtyrë Oltën të përdorë fjalë ofenduese kundrejt Kristit. Teksa bisedonte me Qetsorin, ajo tha se Kristi është zhëgnjim i madh për këtë format, shumë i ndryrë dhe djalë i keq./btvnews.al