Policia e Matit ka gjetur një person të vdekur në përroin e fshatit German në Mat. Sipas bluve të këtij qytetit, trupi i pajetë i përket 36-vjeçarit me iniciale A.M..
Po ashtu bëhet me dije se ky person ishte shpallur në kërkim nga vëllai i tij, i cili ditën e djeshme kishte bërë denoncim në Komisariat.
Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
“Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, sqaron policia./btvnews.al