Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin për Demokraci, ku ka mbajtur dhe një fjalë. Osmani e shfrytëzoi këtë rast për t’u bërë thirrje shteteve në të gjithë botën që ta njohin Kosovën.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’u bëj thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato të cilat nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës, u bëj thirrje t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, tha ajo.
Osmani gjithashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe kontributin në Kosovë.
Samiti për Demokraci u zhvillua për herë të parë në dhjetor të vitit 2021. Ky samit virtual bashkon mbi 100 shtete nga e gjithë bota./btvnews.al