E hënë, 25 Nëntor, 2024

VIDEO – Degradohet rruga Qafë Buall – Krastë, banorët: I kemi humbur shpresat, nuk e rregullojnë me

Banorët e Njësisë Administrative Martanesh në Bashkinë Bulqizë vazhdimisht kanë kërkuar asfaltimin e rrugës Qaf Buall – Krastë, një aks shumë i rëndësishëm prej 16 kilometrash.

Por gjendja e kësaj rruge vijon të jetë si mos më keq për shkak se i gjithë asfalti që ishte hedhur në të para viteve 90-të është zhdukur. Banorët e Krastës i kanë humbur shpresat se kjo rrugë do të bëhej.

Shkëlzen Bala thotë se me largimin e kryebashkiakut Lefter Alla, ka humbur shpresa se kjo rrugë do të asfaltohet. Ai deklaron se ka qenë historikisht votues i Partisë Socialiste, por që nuk do ta votojë më për shkak se ka hequr një njeri punëtor nga drejtimi i Bashkisë Bulqizë.

Gjendjen e rënduar të rrugës e vuajnë edhe drejtuesit e mjeteve si dhe të gjithë ata që punojnë në minierat e kromit në zonën e Martaneshit. Ata shprehen se prej vitesh gjendja është e tillë dhe se kalimi në këtë rrugë është shumë i mundimshëm.

Rruga Qaf Buall – Krastë është në inventar të Autoritetit Rrugor Shqiptar, por që prej dekadash nuk investohet në të./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit