Olta dhe Luizi janë përfshirë në një deabt ditënm e sotme. Shkas për këtë përplasje mes tyre është bërë një bisedë për të nominuarit dhe parashikimet se cili do të lërë shtëpinë të shtunën.
Luizi teksa ishte duke biseduar me disa banorë të tjerë, i tha Keisit që e gjithë shtëpia është me të dhe shtoi se po të bashkohej me Antonetën, të dyja mund ta nxjerrin jashtë Qetsorin.
Por kjo nuk i ka pëlqyer Oltës, e cila bëri një ndërhyrje në bisedë dhe i tha Luizit se ajo do luftojë të mbajë Qetsorin brenda në shtëpi dhe jo Keisin dhe i kërkoi atij të mos flasë në emër të gjithë banorëve.
Teksa Olta fliste, Luizi e injoroi dhe i tha asaj se nuk e llogarit fare si banore. Por Olta u nxeh dhe i tha “t’i ke filluar të fluturosh, të ka hyrë vetja në qejf“. Por sërish Luizi nuk reagoi por vijoi me injorimin e tij./btvnews.al