E hënë, 25 Nëntor, 2024

Zgjedhjet e 14 Majit – Zyrtarizohet një tjetër kandidate për Tiranën, ish-deputetja e PD garon nën siglën e PDIU

Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska, do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se Përnaska, edhe pse ka qenë pjesë e struykturave të PD për shumë vite nuk do të garojë për këtë parti, por Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet që drejtohet nga Shpëtim Idrizi dhe njihet si partia e çamëve.

Përnaska është e vetmja grua në garë, pasi për Tiranën garojnë edhe Erjon Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko dhe Arlin Qori.

Duket se në Tiranë, gara do të jetë e fortë, pasi kandidatët përfaqësojnë grupime të ndryshme dhe idetë që përcjellin i kanë shumë të ndryshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit