Ditën e sotme është një 56-vjçar nga Bulqiza.
Policia bën medije se shtetasi Avni Daci 56-vjeç banues në Bulqizë është arrestuar pasi ka marrë një shumë parash shtetasit J. M., 32 vjeç në këmbim të patentës.
Daci i kishte premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Njoftimi i Policisë:
I mori 50 000 lekë të rinj një shtetasi, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën, kapet dhe vihet në 56-vjeçari.
Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. D., 56 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al