E diel, 24 Nëntor, 2024

Bulqizë/ S’ka kush të firmosë, paraplegjikët dhe tetraplegjikët dy javë pa marrë pensionin e invaliditetit

Mungesa e firmës së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, është bërë shkak që prej dy javësh, paraplegjikët dhe tetraplegjikët nuk kanë mundur të marrin pensionin e invaliditetit.

Me këtë problem, po përballen sot afro 970 persona në të gjitha njësitë administrative. Vonesa e pensionit ka vënë në vështirësi të madhe keta persona me nevoja te vecanta si dhe familjet e tyre.

Gjithë ky shqetësim me shpërndarjen e pensioneve të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, ka ardhur për shkak të mungesës së firmës së kryetarit të bashkisë. Dy javë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për Lefter Allën, ish-kryetar i Bashkisë Bulqizë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, publikuar me 24 mars, u vendos zyrtarisht shkarkimi i Allës. Ndërsa Këshilli Bashkiak ende nuk ka marrë vendimin për nënkryetarin i cili do të komandohet për të ktyer detyrën e kryetarit deri në përfundim të mandatit.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu i konktaktuar me telefon tha se do ti kërkohet së shpejti Këshillit Bashkiak në Bulqizë, emërimi i ushtruesit të kryetarit, por pa dhënë një datë konkrete.

Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit