E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Do ketë rritje të temperaturave, mësoni si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore nga 0 deri në 13°C, në zonat e ulëta nga 2 deri në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 7 deri në 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit