David J. Kostelancik, diplomati i caktuar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka shpallur para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan prioritetet e tij si i dërguar në vendin tonë.
“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kostelancik para ligjvënësve.
Ai ka bërë me dije se do të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kërkon që të partneritetin në mbrojtje. Diplomati mori shembullin e sulmit kibernetik nga Irani dhe tha se nevojiten investime kundër agresioneve të tilla.
“Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022 tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qendrueshem. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim”, shtoi ambasadori.
Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë./btvnews.al