Furrat e bukës kanë paralajmëruar rritje të çmimit të produkteve që prodhojnë me 10 apo 20 Lekë për çdo produkt.
Në një njoftim të vendosur në hyrje të bizenseve, furrat e bukës e justifkojnë këtë rritje të radhës së çmimit me rritjen e pagave të punonjësve. Në njoftimin e një furre buke thuhet se janë të detyruar të rritin çmimet, duke kërkuar mirëkuptimin e blerësve.
Por kjo nuk është rritja e parë e produkteve të brumit, pasi dhe një vit më parë çmimet e të gjitha produkteve u rritën deri në 50%.
Një vit më parë Autoriteti i Konkurencës, e justifikoi rritjen e çmimit të produkteve të miellit me faktin e inflacionit global për shkak të luftës në Ukrainë./btvnews.al