Shqipëria e fitoi me rezultat të thellë ndeshjen e parë në turneun EuroCup Socca që po zhvillohet në Kishinjev.
Kuqezinjtë e minifutbollit me 6 lojtarë mundën 7 – 0 Luksemburgun mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin e Moldavisë.
Një dominim i Kombëtares Shqiptare që shënoi golin e parë pas 21 sekondash. Pjesa e parë u mbyll me 2 gola, ndërsa në të dytën u realizuan 5. Shqipëria do të zhvillojë sot në orën 18:00 ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të EuroCup Socca.
Rumania do të jetë kundërshtari, që një ditë më parë mundi 3 – 0 Spanjën. Në fazën tjetër kualifikohen 2 skuadrat e renditura më lart.
Ky turne shërben edhe si kualifikues për Kupën e Botës Socca që do të zhvillohet këtë vit në Essen të Gjermanisë.