E diel, 24 Nëntor, 2024

“Kushtojini vëmendje kësaj dite”, mësoni çfarë parashikojnë yjet për sot

DASHI- Hëna hyn në shenjën tuaj në fund të muajit së bashku me shumë planetë të tjerë që do t’ju ndryshojnë jetën. Në punë situata po përmirësohet, ashtu sikurse edhe në atë të dashurisë ku do të vijnë lajme interesante.

DEMI- Është dita e përsosur për t’i hapur zemrën të dashurit tuaj. Planetët aktivë kthehen në punë dhe sjellin kënaqësi, por edhe projekte të reja.

BINJAKËT- Mëngjesi i sotëm do të jetë më i mirë se pasditja, por prisni gjëra të shkëlqyera nga prilli i cili fillon me diellin në favorin tuaj. Në punë situata nuk është saktësisht më e mira, por do të bëhet gjithnjë e më e mirë. Kini besim dhe pak durim.

GAFORRJA- Dashuria po ecën me ritmet e duhura, falë hënës dhe Jupiterit në anën tuaj. Do të mbërrijë në punë një ide e shkëlqyer që do t’ju bëjë të zgjidhni një problem të madh, edhe nëse disa marrëveshje do të duhet të rishikohen.

LUANI- Hëna kthehet në mënyrë të favorshme pasdite, prandaj përfitoni nga ajo për të bërë takime të reja romantike. Në punë ka një projekt të ri për të nisur. Ju keni shumë nevojë për ndryshim.

VIRGJËRESHA- Kushtojini vëmendje kësaj dite, sepse mëngjesi do të jetë i rënduar me çështjet e zemrës. Për sa i përket punës, yjet janë të shkëlqyera, por mjafton t’i kushtoni vëmendje investimeve.

PESHORJA- Duhet të largoheni njëherë e mirë nga e kaluara, sepse kjo nuk ju bën më të lumtur. Në punë mos hezitoni dhe sqaroni gjithçka. Nëse keni pasur grindje dhe diskutime, përpiquni të sqaroheni.

AKREPI- Bëni kujdes në dashuri sepse mund të ketë konflikte. Komplikimet vijnë në punë edhe nëse mund të kapërcehen. Duhet të përdorni pak diplomaci.

SHIGJETARI- Lini pas të kaluarën dhe mos mendoni shumë për marrëdhëniet e vjetra. Në punë, kushtojini vëmendje një rënieje të vogël të energjisë. Jo çdo gjë po shkon siç duhet, por nëse bëni pak pushim, do të ktheheni në maksimumin tuaj.

BRICJAPI- Jeni pak të shqetësuar në dashuri. Nuk mund të ndodhte ndryshe me Hënën, Diellin dhe Mërkurin përballë. Në punë është më mirë të qëndroni larg provokimeve.

UJORI- Duhet ta lejoni veten për njohje të reja sepse tani është koha e duhur. Në punë dëshironi të ndryshoni edhe nëse jeni ende duke reflektuar. Kush e braktis rrugën e vjetër për të renë…

PESHQIT- Në dashuri është ditë e bukur, veçanërisht për të jetuar në maksimum ndjenjat tuaja. Në punë ndodheni në një fazë shumë premtuese, me Jupiterin e favorshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëni më shumë përpjekje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit