E martë, 26 Nëntor, 2024

Nuk ka qetësi në vend, tjetër plagosje me armë zjarri

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Lushnjes. Policia njofton se një 60-vjeçare është plagosur me armë në rrethana të paqarta.

Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, njofton policia.

Kujtojmë se kjo është ngjarja e disatë që ndodh në ditët e fundit. Një ditë më parë dy persona vranë njëri-tjetrin në Kavajë, e një tjetër mbeti viktimë në Elbasan./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit