E martë, 26 Nëntor, 2024

Plagosja me armë e gruas 60-vjeçare, policia identifkon autorin e ngjarjes: Janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij

Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të plagosjes së 60-vjeçares Bajame Senej në Lushnje.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se autori është shtetasi A.H., i cili është shpallur në kërkim. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

“Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnje, është plagosur me armë zjarri në këmbë Bajame Senej, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, njoton policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit