E martë, 26 Nëntor, 2024

Tentuan vjedhjen e një lokali në Belgjikë, dy shqiptarë rrezikojnë deri në 18 muaj burgim

Dy shqiptarë që janë arrestuar në Korrik të vitit të shkuar rrezikojnë të dënohen në Belgjikë. Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarë rrezikojnë të dënohen me 18 muaj burg.

Ata akuzohen për vjedhje në një kafeneje në Sint-Laureins në Belgjikë, kjo e  vërtetuar dhe nga kamerat e sigurisë pasi ta ata shihen duke hyrë në këtë ambient privat.

Plani i tyre për vjedhjen dështoi, pasi ata nuk kishin menduar se kishte kamera sigurisë dhe janë kapur mat.

Prokuroria ka ngritur akuzën dhe deklaron se për ta ka gjurmë të ADN-së përveç pamjeve filmike. Por avokati i tyre pretendon të kundërtën dhe ka thënë në gjykatë se provat janë të pakta.

Ai po ashtu mohon që klientët e tij të kenë lidhje me ngjarjen dhe kërkon pafajësinë për ta. Tashmë pritet vendimi i gjykatës për fatin e dy shqiptarëve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit