Katër persona mbetën të plagosur këtë të premte në një aksident të ndodhur në fshatin Shkafane të Durrësit.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.
Nga përplasja e mjetit janë plagosur 4 persona, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njftojnë autoritetet./btvnews.al