E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Akuzat për vëllain, Alibeaj reagon pas deklaratave të Berishës: Shpifje, refren i njohur i politikës shqiptare

Nënkrytari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas akuzave të bëra nga Sali Berisha në drejtim të tij. Në një reagim në mediat sociale, Alibeaj thotë se deklaratat e Berishës jnë shpifje.
Ai shton se akuzat ndaj familjarëve të tij, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.
“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.
Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët. Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë“, shkruan kryetari i komanduar i PD.
Por cila është akuza që Berisha bëri në drejtim të Alibeajt? Në konferencën e sotme për mediat, Berisha ndër të tjera tha: Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit