Denni Xhepa është shpallur kampion i Ballkanit edhe në disiplinën e slalomit. Skiatori shqiptar është renditur i pari në garën që mbahet Bansko të Bullgarisë.
Pas dy zbritjeve vendosi kohën 1 minutë, 37 sekonda e 58 të qindtat.
Në këtë garë ishim 40 sportistë nga 13 vende të ndryshme. Me këtë paraqitje Denni Xhepa shkon në 24.55 pikë, një rekord për të.
19-vjeçari fitoi titullin kampion i Ballkanit edhe në slalom gjigant një ditë më parë./btvnews.al