E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Eksperti jep alarmin: Fëmijët të rrezikuar nga pedofilia dhe shantazhet online

Mashtrimi dhe krimi përmes rrjeteve sociale është tema më e nxehtë e kohëve të fundit. Kjo pasi shpesh ekspertët kanë dhënë alarmin për fëmijët e rrezikuar dhe kanë shpjeguar mënyrat se si përdorues të ndryshëm bien viktimë e grabitësve.

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, ka treguar se keqbërësit shkruajnë gjithmonë përmes profileve të vjedhura të personave me të cilët ne kemi një histori komunikimi, për ta bërë më të besueshëm.

Nëse është një profil fallso do të kuptohet se personi nuk ka asnjë histori komunikimi. Pra nëse i thonë një të njohuri më duhet tani, kam kryer aksident, nëse nuk më vijnë tani më vonë është shumë vonë është më e besueshme se nga një i panjohur.

Në momentin që marrin akses dhe janë të besueshëm nuk është thjeshtë zhvatja dhe grabitja e parave, por me atë të këtij rrjeti fillestar kryejnë dhe vjedhien e rrjeteve të tjera sociale pasi duke qenë persona të besueshëm kërkojnë passworde. Një gjë e tillë është tentuar edhe me mua për gjëra të tjera jo për të grabitur para. Persona të afërm me mua më dërgonin mesazhe që t’ja ktheja mbrapsht dhe në momentin që i telefonoja thuajse nuk e dinin se i është grabitur faqja”, tha Semanaj në Top Channel lidhur me këtë temeë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit