E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Furrat lajmëruan qytetarët, ministrja Ibrahimaj e mohon: Nuk ka rritje të përgjithshme të çmimit të bukës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka mohuar lajmin se furrat e bukës kanë njoftuar rritjen e çmimit të produkteve të brumit. Në një konferencë për mediat, ajo tha se nuk rezulton deri tani rritje e përgjithshme të çmimit.

Nuk ka një institucion që ka përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut. Në vazhdimësi kemi krijuar task forca që kanë pasur detyrë specifike monitorimin e çmimeve të tregut. Gjatë 2022, në bashkëpunim edhe me rekomandimet e BE-së, kemi menduar të krijojmë një institucion që do jetë përgjegjës për monitorimin e konkurrencës që lidhet me çmimet në sektorë të ndryshëm. Në 2023 do të punojmë për krijimin e këtij institucioni, sepse është shumë e nevojshme.

Sesa realisht janë rritur çmimet, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Në dijenine tonë, nuk ka pasur një rritje të përgjithshme të rritjes së çmimit të bukës, megjithatë ne politikat i hartojë dhe masat i marrin në bazë të statistikave zyrtare”, tha ajo.

Ndërkohë një ditë më parë furra të ndryshme në Tiranë njoftuan se çmimi do rritet me 10 apo 20 Lekë për çdo produkt, pasi do rrisin rrogat e stafit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit