Një automjet ka marrë flakë këtë të premte pranë “Farmacisë 10” në kryeqytet, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Makina mësohet se është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik.
Policia sqaron se automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.
Në momentin e ngjarjes zona ka qenë e populluar dhe ka ngjallur panik tek kalimtarët. Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë normalizuar situatën.
“Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll. Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia e Tiranës./btvnews.al