E diel, 24 Nëntor, 2024

Mediat ruse dhe serbe “shpërthejnë” kundër nismës rajonale të ministrit Osmani: Antiserbe! Plani u sajua në Shkup

Nisma e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, QUAD i Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, në Rusi është shpallë “anti-serbe” dhe si “presion ndaj Serbisë”.

“Ky është një komunitet pro NATO dhe kundër Rusisë”, shkruan agjencia ruse e regjimit Sputnik.

Russia Today, media e regjimit të Putinit e sheh iniciativën e Kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut si tentativë për izolimin e Serbisë.

Për të njëjtën nismë shkruajnë edhe mediat serbe pro-Vuçiçit: “Vendet e rajonit formuan një Ballkan të ri Perëndimor pa Serbinë! Plani u sajua në Shkup!”.

Për nismën është deklaruar edhe kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, harmonizimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, por edhe më gjerë me pozitat dhe vlerat e botës demokratike, u kthye në një nga prioritetet më të rëndësishme të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, por edhe si mesazh i qartë se ku përkasin këto vende”, theksoi Ministri, Osmani në takimin e katërshes, duke shprehur kënaqësinë për themelimin e forumit joformal, të quajtur QUAD.

Kujtojmë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë anëtarë të NATO-s dhe janë të gjithë kandidatë për anëtarësim në BE. Të katër vendet kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia kundërshton anëtarësimin në NATO dhe refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke shkaktuar kështu pakënaqësi në Bruksel dhe duke ndalur praktikisht procesin e saj të mëtejshëm të negociatave. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit