E enjte, 28 Nëntor, 2024

Pa dorashka! Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”: Të gjithë banorët janë paguar

Është përfolur shumë herë nëse banorët që bëhen pjesë e formateve si Big Brother paguhen por edhe pse në rrjet qarkullojnë shifra të ndryshme, asnjëherë nuk është konfirmuar nëse ka qënë e vërtetë apo jo.

Për këtë, ka dhënë një përgjigje ish-konkurrenti i edicioni të parë të ‘Big Brother VIP Kosova’, këngëtari Bruno Pollogati. Gjatë një interviste në ‘Kanal 10’ në Kosovë, Bruno u shpreh se ai është paguar nga produksioni, pasi i la të gjitha angazhimet e tij vetëm për t’u bërë pjesë e formatit.

“Të gjithë janë paguar, secili mbaj përgjegjësi për veten se çfarë kanë folur por patjetër që paguhemi, unë për vete jam paguar, por besoj të gjithë banorët janë paguar sepse je artistë dhe ti lë obligimet e tua dhe familje, unë jam mësues muzike në një kolegj në Tiranë, të gjithë janë paguar është e vërtetë”, tha Bruno.

Kujtojmë që edicionin i parë i ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundoi me 17 mars dhe fituese i saj i shpall reperi Stresi. Katër finalistët e tjetër ishin: aktori i njohur i humorit Vedat Bajrami, modelja Xhuli Nura, aktori Artan Thaçi dhe këngëtarja Mbresa Hajrullahu.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit