E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Berisha: Aleanca e udhëhequr nga SHBA, mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë

Teksa sot bëhen 14 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një mesazh në ‘Facebook’ Berisha theksoi se ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor.

Mes të tjerash Berisha shton se sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.

MESAZHI I BERISHËS
Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave.
Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George Ë. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.
Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare! #sb

Artikuj te ngjashem

Me te fundit