Sali Berisha është shprehur se bandat në Shqipëri kanë licencë për vrasje nga kryeministri Edi Rama, përderisa sipas tij, ky i fundit deklaron që “grupet kriminale të hanë kokat e njëri-tjetrit”.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Bulqizë ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Dëfrim Fikun.
Berisha tha gjithashtu se ish-kryebashkiaku socialist i Bulqizës, i akuzuar për korrupsion nga SPAK, Lefter Alla, në krahasim me Ramën dhe Belinda Ballukun është thjesht një hajdut xhepash, pasi sipas ish-kryeministrit këta të dy vjedhin miliona euro.
“Kandidatët e këtyre zgjedhjeve janë dhëndurë dhe nuse të lirisë. Ata nuk kanë dalë nga zyra e kryetarit dhe kryesisë, por kanë dalë nga vullneti juaj. Kemi shënuar një hap të madh përpara, në hapsirën e lirisë. Kemi vendosur një nga standartet më të përparuara në botë për forcat demokratike. Ky standart do të përsoset gjithmonë e më shumë. Kam kënaqësi që paraqes para jush Dëfrim Fikun, një nga qytetarët më shembullorë të Bulqizës. /btvnews.al