Përgjatë fjalimit në Bulqizë Sali Berisha u shpreh se cilido që njeh historinë e Bulqizës, historinë e Dibrës dhe të Shqipërisë konstaton se kurrë në historinë tonë, ne nuk kemi patur shkretëtim të tillë.
Asnjë pushtues, asnjë pushtim, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi natyrore nuk na kanë pakësuar ne në këtë mënyrë sa na kanë pakësuar në 8 vite.
Ai tha se Bulqiza ka disa qindra metra ndodhen 25 milionë ton krom, rezervë botërore kromi.
Se në të 4 anët e Dibrës, rezervat janë përrallore në çdo aspekt, në turizëm, bujqësi, ujëra në çdo gjë.
Fjala e Kreut të PD, Sali Berisha:
Unë jam sot këtu për të bërë thirrje ju, të mendojnë për një moment, pse ne po shkretohemi në këtë mënyrë. Pse Bulqiza, pse Shqipëria në 8 vite ka humbur mbi 1 mln qytetarë, më shumë se 1/3 e saj.
Cilido që njeh historinë e Bulqizës, historinë e Dibrës dhe të Shqipërisë konstaton se kurrë në historinë tonë, ne nuk kemi patur shkretëtim të tillë. Asnjë pushtues, asnjë pushtim, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi natyrore nuk na kanë pakësuar ne në këtë mënyrë sa na kanë pakësuar në 8 vite.
Jo vetëm ne, por në historinë e botës nuk do të gjeni kurrë një komb, një vend që të ketë humbur 1/3 e popullatës, në 8 vite. Polonia vendi më i dëmtuar nga lufta që ishte lufta e dytë botërore, që u sulmuar nga të gjitha anët, humbi 20% të popullatës, kurse ne kemi humbur nga 2014 e gjer sot, 35% të popullatës.
Atëherë a është jetike, a është e domosdoshme që secili nga ne të bëjë pyetjen; ku po shkojmë ne kështu, çfarë duhet të bëjmë ne, duhet të pranojmë këtë rrokullisje, pothuajse këtë shfarosje. Po pse them shfarosje?
Po nëqoftëse në 8 vite humbëm 1/3, duhet vetëm 16 vite për të humbur të tretat e tjera që kanë mbetur dhe kjo do të ishte, akti më i pafalshëm i yni, më i pafalshëm për vendin, për kombin, për fëmijët, por më i pafalshëm edhe për ata të cilët në kushte pakrahasimisht më të vështira se ne, ranë, u flijuan, vdiqën, vetëm e vetëm që Bulqiza, Dibra, Shqipëria të mbijetojë, vetëm e vetëm që shqiptarët të mbijetojmë.
A mund të dorëzohemi ne në këtë mënyrë?
A na falet ne kjo gjë. Kurrën e kurrës.
Sot Shqipëria lëngon në të 4 anët e saj, sot Shqipëria ka një thirrje dhe vetëm një thirrje; mos më braktisni., mos më braktisni.
Sot nuk ka komb tjetër mbi tokë që braktis kombin e vet si ne shqiptarët dhe ju garantoj, se nuk ka tokë dhe vend tjetër më të pasur se Shqipëria.
Se këtu ku jemi ne, pak, disa qindra metra ndodhen 25 milionë ton krom, rezervë botërore kromi.
Se në të 4 anët e Dibrës, rezervat janë përrallore në çdo aspekt, në turizëm, bujqësi, ujëra në çdo gjë. /btvnews.al