DASHI- Dashuria është sërish protagoniste e jetës suaj ndaj edhe do të prisni takime të reja shumë interesante dhe pse jo, edhe dashuri me shikim të parë. Në punë ka ardhur koha për t’i vënë një gur të shkuarës. Ndryshime ju presin përpara.
DEMI- Një stinë e rëndësishme për ndjenjat: ka nga ata që mendojnë edhe të jetojnë bashkë apo të martohen. Në punë, favorizoni takimet dhe kontaktet me njerëz të rëndësishëm. Angazhohuni!
BINJAKËT- Mos kini frikë të përballeni me diskutime që ju trembin: është dita e përsosur për ta bërë folur! Nëse jeni beqarë, mos hiqni dorë nga takimet private apo të punës dhe mos i shtyni intervistat.
GAFORRJA- Shijojeni dëshirën tuaj për mendjelehtësi. Nëse, nga ana tjetër, po kërkoni një lidhje të qëndrueshme, yjet do t’ju mbrojnë. Disa shqetësime të vogla në punë nuk duhet t’ju trembin.
LUANI- Mos u hidhni në një histori të re dashurie nëse nuk e keni vlerësuar me kujdes fillimisht. Në punë ruani qetësinë dhe mos lejoni që problemet që keni në shtëpi të ndikojnë tek ju.
VIRGJËRESHA- Është koha të përfshiheni në dashuri dhe mos fajësoni gjithmonë të tjerët, nëse gjërat shkojnë keq. Veproni! Në punë mund të ketë ndonjë problem të vogël parash, bëni kujdes.
PESHORJA- Dritë jeshile për emocionet tuaja këtë të shtunë. E preferoni fundjavën, por kushtojini vëmendje dëshirës suaj të zakonshme për pavarësi. Në punë do jeni të detyruar të përballeni me diskutime por do gjeni një mënyrë për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet.
AKREPI- Më e keqja ka kaluar. Dashuria është përsëri më e fortë! Mos e ngarkoni veten me shumë punë dhe shfrytëzoni kohën e lirë për të bërë diçka që ju pëlqen.
SHIGJETARI- Kujdes nga zemërimi i dashurisë që mund të shkaktojë nervozizëm në jetën bashkëshortore. Nga pikëpamja e punës jeni pak acarues, keni nevojë për stimuj të rinj, por tani për tani ju duhet ende pak durim. Rimbushni veten me pasionet tuaja krijuese!
BRICJAPI- Vlerësoni mirë historitë e reja të dashurisë dhe nëse ia vlejnë, vazhdoni. Emocione të mëdha ju presin këtë të diel! Në punë ata që sapo kanë nisur një projekt të ri kanë favorin e yjeve.
UJORI- Më në fund fillon një fazë më pozitive në dashuri. Mos u dekurajoni! Për sa i përket punës, do të ketë të reja dhe surpriza për më të guximshmit. Gjithashtu përmirësime edhe në sektorin ekonomik.
PESHQIT- Venusi takohet me Jupiterin në një bashkim të përsosur që u jep gëzim çifteve që e duan njëri-tjetrin. Lajme për më të rinjtë nga pikëpamja e punës. Intervistat janë të favorizuara./btvnews.al