E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Familjet Elezi thirrje për ndihmë: Po na sëmuren fëmijët

Dy familjet Elezi që ju dogj banesa pak muaj më parë ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare se çfarë do të bëjë pushteti vendor në Bulqizë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile me banesat e tyre.

Aktualisht ata jetojnë në një banesë fare të vogël në një nga pallatet e Krastës, të cilët janë shumë të amortizuar.

Zelie e Matilda Elezi shprehen se të vetmet ndihma që kanë marrë deri tani janë ushqimore e veshje, por asnjë zgjidhje nga autoritetet se çfarë do të bëhet me banesën që u shkrumbua nga flakët e zjarrit pak muaj më parë.

Familjet Elezi kërkojnë reagimin e institucioneve dhe ndihmën e çdo organizate jo-fitimprurëse apo qytetari që kanë mundësi t’i ndihmojnë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit