Autoritetet belge kanë arrestuar një 38-vjeçar shqiptar të kërkuar nga Greqia për trafik droge. Shqiptari është arrestuar në Bruksel dhe pritet ekstradimi i tij drejt shtetit grek.
Sipas mediave greke, shqiptari u arrestua më 17 mars në aeroportin e Brukselit, pak para se të udhëtonte për në Shqipëri.
Ai tentoi të mashtronte punonjësit e aeroportit duke treguar dokumente false udhëtimi, por efektivët e policisë së Patrës, të cilët kishin marrë informacione për lëvizjet e tij.
Gjatë operacionit policor në Greqi, policia gjeti dhe sekuestroi më shumë se 12 kg kanabis, 483 gram kokainë, 43 gram heroinë, me vlerë 224 mijë euro, në tokat pyjore në Platani Patras dhe Kyrenia Aegialia. /btvnews.al